Bodrumi i Vjetër – Rahovec është themeluar në vitin 1953 . Veprimtaria kryesore është prodhimi i verërave dhe pijeve alkoolike.

Veprimtaria kryesore e ndërmarrjes është prodhimi i verërave dhe pijeve alkoolike. Me privatizimin e Bodrumit në vitin 2006 vazhdoi veprimtarin e njëjtë si pronë private e re nën emrin Bodrumi i Vjetër e cila funksionon në gjirin e ndërmarrjes “HAXHIJAHA”Sh.P.K. Rahovec. Në kohën kur kjo ndërmarrje është privatizuar ishte jashtë funksionit dhe mjaftë e rënuar, Kështu që Haxhijaha brenda një preriudhe të shkurt arriti që ta rindërtojë dhe ta rimëkëmbë, duke e pajisur me teknologji bashkëkohore për pranimin dhe përpunimin e rrushit dhe prodhimin e verës dhe rakis sipas standardeve bashkëkohore. Bodrumi është rindërtuar në kohë për vjeljen e vitit 2006 dhe me pajisjet e importuara nga Gjermania, Italia dhe Franca kemi prodhuar verëra cilësore.

Duke filluar nga një sistem pneumatikë për shtrydhjen e rrushit dhe fermentimin e tij në tanqe inoxi, ku është ndërtuar sistemi për ftohje dhe ngrohje gjatë fermentimit, ne besojmë se paisjet tona dhe përvoja jonë janë të denjë për verë kulminante dhe cilësore nga rrushi i shkëlqyer në tokën tonë. Një sasi e përzgjedhur e verërave tona të kuqe janë të vjetëruar në kushte optimale në fuqi lisi 225 litër (Barrique).

Zona vreshtare e Rahovecit bën pjesë në nënregjionin jugor të regjionit vreshtar të Kosovës dhe i përket zonave më të spikatura të vreshtarisë dhe veraris Kosovare. Ekzistojnë dëshmitë se në këtë trevë rrushi është kultivuar qysh në kohën Ilire, para 2000 vite. E tërë vreshtaria e kësaj zone shtrihet në terrenet kodrinore në lartësinë mbidetare prej 340 – 600 metra. Klima e mesme kontinentale e gërshetuar me rrymë mesdhetare e bën këtë zonë vreshtare shumë specifike dhe e karakterizon si të veçantë për prodhimin e rrushit dhe verërave të cilësisë shumë të lartë, gjegjësisht atyre kulminante.

Pra falë kushteve agroekologjike ideale, teknologjisë më të përsosur, si dhe kuadrit profesional, Bodrumi i Vjetër në Rahovec vazhdon ta ruaj traditën dhe të prodhojë verëra me gjenezë gjeografike me cilësi të lartë në përputhshmëri me standardet Evropiane siç janë: Cabernet Sauvignon, Merlot, Pinot Noir, Vranç nga varietetet e kuqe, kurse prej varieteteve të bardha Chardonnay, Riesling Rhine, Riesling Italian dhe, prodhimin e pijeve alkoolike: Brandy i Kosovës, Darda Extra, dhe Darda, gjithnjë duke pas parasysh tendencën e rritjes së paletës me prodhimet tjera.

Certifikatat

Verërat me kualitetin më të mirë.

Fitim Krasniqi

Ju lumt, kam shumë miq Gjerman që janë teper të knaqur me kualitetin e veres suaj.

Onkel Sam

Suksese dhe uroj përherë e më shume cilësi. Vetëm më cilesinë e lartë të veres sot keni dyert e hapura ne tregun e Evropës dhe më gjerë.

Rexhep Kryeziu