Detajet e produktit

Është verë e cilësisë së lartë e prodhuar në Bodrumin e vjetër të Rahovecit nga varieteti i Cabernet Sauvignon, i kultivuar në kodrinat dhe pozicionet më të përshtatshme.
Karakterizohet me ngjyrë specifike të kuqe rubin, me shije të harmonizuar dhe aromë të theksuar. Mu për këtë, kjo verë është me e kërkuara dhe më e pëlqyera nga konsumatori.

Vjelja bëhet ekskluzivisht me dorë.

Shoqërimi me ushqim

Përshtatet me mish të that të tipit përshut si paragjellë dhe djathë sharri. Specialitete të ndryshme me mish, medaljon viqi, byftek, mish qingji, mish i kafshëve të egra në hell si dhe sallata të ndryshme sezonale.

Shërbehet në temp 16°C - 18°C.

Detajet e produktit

Vera është e prodhuar nga variteti Merlot, i kultivuar në terrene më të theksuara të zones vreshtare të Rahovecit.

Është verë cilësore e thatë, e prodhuar në Bodrumin e Vjetër të Rahovecit.

Vera Merlot ka ngjyrë specifike të kuqe Rubin, shije të harmonizuar dhe aromë të theksuar.

Vjelja bëhet ekskluzivisht me dorë.

Shoqërimi me ushqim

Shija e verës Merlot shpërthen nëse shoqërohet me mish të thatë, mish qingji, mish viqi, biftek, mish të kafshëve të egra në hell dhe djath sharri të shoqëruara me bukë misri dhe sallata të reskëta sezonale.

Shërbehet në temp 16°C - 18°C.

Detajet e produktit

Është verë cilësore e thatë e prodhuar në Bodrumin e Vjetër të Rahovecit.

Prodhohet nga variteti Pinot Noir, i kultivuar në terrenet e zgjedhura vreshtare të Rahovecit.

Vera e prodhuar nga ky varietet ka përbërje të harmonizuar gjë që kësaj vere i jep aromën dhe kompaktësinë dhe shijen e veçantë.

Vjelja bëhet ekskluzivisht me dorë.

Shoqërimi me ushqim

Përshtatet me mish të that të tipit përshut si paragjellë dhe djathë sharri. Specialitete të ndryshme me mish, medaljon viqi, byftek, mish qingji, mish i kafshëve të egra në hell si dhe sallata të ndryshme sezonale.

Shërbehet në temp 16°C - 18°C.

Detajet e produktit

Është verë cilësore e thatë e prodhuar në Bodrumin e Vjetër të Rahovecit.

Kjo verë prodhohet nga varieteti Vranç, i cili kultivohet në tokat më të përzgjedhura, në kodrinat rranzë bjeshkëve, mire të eksponuara rrezeve të diellit.

Vera e prodhuar nga ky varietet ka ngjyrë të kuqe të mbyllët rubin, shumë kompakte, harmonike me aromë karakteristike për vet varietetin.

Vjelja bëhet ekskluzivisht me dorë.

Shoqërimi me ushqim

Përshtatet me mish të that të tipit përshut si paragjellë dhe djathë sharri. Specialitete të ndryshme me mish, medaljon viqi, byftek, mish qingji, mish i kafshëve të egra në hell si dhe sallata të ndryshme sezonale.

Shërbehet në temp 16°C - 18°C.

Detajet e produktit

Është verë e bardhë cilësore, e thatë, me prejardhje gjeografike të mbrojtur, e prodhuar në Bodrumin e Vjetër të Rahovecit.

Prodhohet prej rrushit CHARDONNAY. Gjatë fermentimit të dirigjuar temperatura nuk kalon 18°C.

Vera ka shije të veçantë, kompaktësi të plotë dhe buqe karakteristike për varietetin.

Ka ngjyrë të artë me kalimth në të verdhë.

Shoqërimi me ushqim

Detajet e produktit

Është verë cilësore e thatë me gjenezë të mbrojtur, e prodhuar në Bodrumin e Vjetër të Rahovecit.

Vera ka ngjyrë të verdhë në të gjelbër, aromë karakteristike për varietetin, e pishme, harmonike, e lehtë dhe freskuese.

Shoqërimi me ushqim

Detajet e produktit

Është verë e thatë cilësore me prejardhje gjeografike të mbrojtur, e prodhuar në Bodrumin e Vjetër të Rahovecit.

Prodhohet nga kultivarët e rrushit Pino Noir dhe Game Noir, të cilët së bashku verës i japin harmoni dhe kompaktësi, e bëjnë shumë të shijshme dhe freskuese.

Shoqërimi me ushqim